Egnatia në fazën çerekfinale të Kupës do të përballet me Bylisin. Dy ekipet e Superiores vihen përballë njëra-tjetrës pas shortit të mbajtur ditën e sotme në ambientet e Federatës.
Presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Demrozi ka folur për fatin që goglat i kanë rezervuar ekipit kampion të Superkupës. Sfidat në Kupën e Shqipërisë luhen me sistem vajtje-ardhje tani e tutje deri në finale.
“Bylisi është një ekip shumë i fortë ashtu si të gjitha ekipet e tjera. Sporti është i bukur, kur e fiton është edhe më i bukur. Tani duhet të qendrojmë me këmëbë në tokë.
Pretendime kanë edhe ekipet e tjera, jo vetëm ne. Dhe për vetëkënaqësinë, ne nuk kënaqemi asnjëherë. 4 ekipet e para në renditje janë rivalë deri në fund.Kemi bërë goxha lëvizje në merkato këtë vit, por po presim dhe një sulmues”, u shpreh Demrozi.