Dëmtim te Anglia, por për fat këtë herë nuk janë lojtarë por trajneri Garet Sauthgejt…
Motivi? Problem fizik. i sh-mbrojtësi është tani trajneri i “Tre Luanëve” dhe në fakt në pasditen e djeshme teksa vraponte në fushën stërvitore të grumbullimit të britanikëve, ka tërhequr shpatullën.
“Nuk mund të festoj golat në mënyrë kaq atletike në të ardhmen, doktorët ma kanë ndaluar… Më mirë, sidoqoftë, që më ndodhi mua dhe jo futbollistëve të mi, sepse do të kishte qenë më e keqe kështu”, bëri shaka Sauthgejt, që është kuruar në spital në prani të mjekut të kombëtares.
Pas suksesit në fund ndaj Tunizisë me firmën e Herri Kejnit, Anglia do të përballet ndaj Panamasë.