Dita e djeshme ka qenë mjaft e veçantë për të gjithë sportdashësit të cilët patën mundësinë të shihnin pesë takimet e javës së 35-të të Superligës, që dhuruan emocione, gola dhe rezultate disi të papritura në disa prej përballjeve të luajtura dje.

Një ndër to ka qenë takimi mes Kamzës dhe Laçit, ku kurbinasit mundën vendasit me rezultatin e ngushtë 2-1 duke lënë të hapur garën për mbijetesë.

Veprim i çuditshëm në takim e djeshëm kishte të bënte me dëmtimet e disa lojtarëve të Kamzës të cilat nuk u krijuan nga ndonjë gjë e rëndë.

Hektor Idrizaj u tha se ishte dëmtuar duke bërë nxemjen, Fukui kjërkoi zëvendësim në minutën e 65-të edhe pse nuk u pa të merre ndonjë goditje.

E njëjta histori u përsërit me Frashërin në minutën e 72-të. Këto kanë qenë disa nga episodet e çuditshme që kanë ndodhur ditën e djeshme në këtë takim./newsport/