Stërvitja e dy ditëve të fundit nuk ka shkuar ashtu siç duhet për ekipin e Vllaznisë. Kur u duk se sulmuesi malazez Jabllan e la prapa dëmtimin dhe bashkë me të edhe skuadra nuk do kishte probleme, kanë ndodhur dy dëmtime të tjera. Kështu, mesfushori Arsen Hajdari ka ndjerë një shqetësim në kofshë dhe për rrjedhojë është nën kontrollin e mjekëve. Po ashtu edhe mbrojtësi Gocaj ka ndjerë shqetësime në kavilje e cila I ka shkaktuar jo pak dhembje këto dy ditë. Stafi mjekësor është duke punuar vazhdimisht me ata të dy për t’I bërë të gatshëm për lojë dhe shpresat janë që të ndodhë kështu megjithatë duhet pritur deri të dielën nëse do arrijnë të rikuperohen plotësisht apo jo.
www.shkodrasport.com