Duket se problemet nuk do të kenë të sosur për trajnerin Pep Guardiola. Pasi rikuperoi disa lojtarë të rëndësishëm për një fazë të rëndësishme të sezonit, tashmë trajneri spanjoll do të duhet të vuajë dëmtimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Benxhamin Mendi.
Lojtari do të duhet të qëndrojë larg fushave të blerta për plot 3 muaj pas një operacioni të bërë në gju në Barcelonë. Francezi është rikthyer në Mançester ku do të vazhdojë edhe pjesën e rehabilitimit nga stërvitja.