Klinti Qato është shqetësimi i radhës për stafin teknik të Vllaznisë. Mesfushori e nisi titullar ndeshjen ndaj Elbasanit, por u detyrua të linte fushën që në minutën e 12-të, pasi pësoi një tërheqje muskulore.

Lojtari 26-vjeçar e kishte të pamundur ta vazhdonte, duke iu shtuar kështu listës së gjatë të dëmtimeve te Vllaznia, ku aktualisht në bokse janë edhe Juriç, Stojanoviç, Gurishta, Gruda dhe Matouti.

Nga ekzaminimet e para duket se dëmtimi i Qatos nuk është aq i rëndë dhe mbetet për t’u parë, nëse do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Laçin në fundjavë. Dëmtimet janë shndërruar në “makth” për trajnerin Brdariç dhe Vllazninë, pasi asnjëherë këtë sezon skuadra nuk ka qenë e plotë.