Ende pa nisur mirë pjesa e dytë e sezonit, shkodranët “penalizohen” nga dëmtimet. Për momentin në radhët e Vllaznisë rezultojnë katër futbollistë me probleme dëmtimi, të cilët rrezikojnë shumë, që të mos jenë, në ndeshjen e radhës për Kupë, ndaj Flamurtarit në Vlorë. Tre krej këtyre futbollistëve kanë qenë titullar në takimin e fundit, ndaj Laçit, ndërsa i katërti pritet qëc të jetë i tillë sa më parë. Kështu zëvendës-kapiteni i kuqebluve Dritan Smajli, më i miri për këtë ekip, ndaj kurbinasve, që prej dy ditësh nuk stërvitet me grupin e lojtarëve të Vllaznisë, që mendohet të jenë të gatshëm për të dielën në Vlorë. Ai ndien dhimbje të forta në kavilje, gjë e cila duket se e rrezikon jo pak për takimin e radhës. Megjithatë stafi mjekësor i sahkodranëve dhe vetë lojtari shpresojnë në rikuperimin, në një kohë rekord të tij, për të qenë më pas pjesë e rëndësishme e Vllaznisë. Një tjetër futbollist mjaft i domosdoshëm për ekipin e drejtuar nga Rudi Vata, që ka munguar në seancën e djeshme stërvitore, ka qenë mesfushori Olsi Gocaj.


Ai është përfshirë nga një gjendje gripale, duke u detyruar t’i nënshtrohet një regjimi shtrati, për të paktën, ditën e djeshme. Ndërsa për sot, mbetet për t’u parë nëse Gocaj do t’i bashkohet Vllaznisë në stërvitje apo jo. Nëse nuk del edhe ditën e sotme në stërvitje, atëherë për trajnerin Vata shtohen problemet për takimin e radhës. Dje është parë në stërvitje me kuqeblutë dhe një nga blerjet e reja, malazezi Nenad Brnoviç, por jo me grupin. Që prej bashkimit me Vllazninë në fazën përgatitore në Ulqin, i konsideruar një afrim shumë cilësor dhe i domosdosahëm për kuqeblutë, ai ka zhvilluar vetëm tre ditë stërvitjeje, pasi është dëmtuar dhe në këtë mënyrë u largua, përkohësisht, nga kampingu stërvitor në tokën malazeze, për t’u bashkuasr djer, shkodranëve në stërvitje. Brnoviç është i sigurtë, që nuk do të jetë i gatshëm, as këtë javë. Por numri i të dëmtuarve në radhët e Vllaznisë nuk ndalet me kaq. Dihet tashmë, gjë të cilën e kemi thënë dhe ditën e djeshme, që sulmuesi Bekim Erkoçeviç do të mungojë për gati një muaj në radhët e kuqebluve. Ai u aktivizua si titular për rreth 23 minuta, të dielën e kaluar, ndaj Laçit, më pas u detyrua të dilte nga fusha e lojës, pasi u dëmtua. Ekzaminimet e mëvonshme treguan se Erkoçeviç ka një problem muscular, i cili mund ta mbajë larg skuadrës për të paktë një muaj. Ai nuk është paraditur në stërvitje, fare, këto dy ditë, që kaluan. Megjithatë stafi mjekësor po bën të gjitha përpjekjet për ta patur në fushë, përpara këtij afati. Gjithsesi mbetet për t’u parë. Për momentin shqetësuese për Vllazninë e Rudi Vatës janë dëmtimet e shumta në këtë periudhë, ku ditën e dielë pritet të mungojnë, kjo e sigurtë të paktën deri tani, Brnoviç dhe Erkoçeviç të dëmtuar. Ndërsa shpresohet, që Smajli dhe Gocaj të jenë në fushë, ditën e dielë, përballë Flamurtarit në Vlorë, që është dhe dyshja e krahut të djathtë, qoftë në mbrojtje, por edhe në mesfushë.

 

www.shkodrasport.com