Armand Broja stërvitet rregullisht me futbollistët e tjerë të Southamptonit në përgatitjet për sfidën me Manchester City-t, në fundjavë, në çerekfinale të FA Cup.

Sulmuesi shqiptar, i dëmtuar në sy në humbjen me 1-2 ndaj Watfordin, duket se nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë nën urdhrat e Hasenhuttle për impenjimet e radhës.

Një lajm i mirë edhe për përfaqësuesen Shqiptare, që në fund të muajit do të zhvillojë dy sfida miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë, më 26 mars në Barcelonë dhe më 29 në “Air Albania”.

Broja, i huazuar nga Cheslea ka rezultuar zbulim i sezonit te skuadra e Southamptonit, teksa në 25 ndeshje të Premier ka mundur të shënojë 6 gola.