Elton Marini duket se nuk e humb asnjëherë vëmendjen nga Partizani. Pavarësisht largimit nga të kuqtë, drejtori sportiv i kampionëve vijon të jetë vigjilent me zhvillimet te 17 herë kampionët e vendit. Së fundmi, viral është bërë një koment i tij në rrjetet sociale.

Në një lajm të publikuar nga Neësport, për një dëmtim të Eros Grezdës, është Marini ai që ka “ndërhyrë” përmes ironisë së tij.

Me sa duket nuk është dakord me afrimin e ish lojtarit të kombëtares shqiptare dhe për këtë shkruan: “Humbje e madhe për ekipin”, përfundon Marini i cili më vonë e ka fshirë komentin.

Kujtojmë që Partizani do të luajë nesër kundër Bate Borisov, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League, sfidë e kthimit. Në takimin e parë, Marini ishte i pranishëm në stadium duke ndjekur nga afër të kuqtë, por edhe Grezdës për të cilin pati disa minuta.