Izmir Smajlaj nuk ia ka dalë të rikuperohet përmes fizioterapisë. Kampioni i atletikës shqiptare në kërcim për së gjati ka operuar ligamentet e gjurit pas një dëmtimi të pësuar në kampionatin kombëtar.
Është Gjergji Muzaka që ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon nga spitali shtatlartin shkodran. “Forca kampion. Kemi punë për Paris 2024”, shkruan Smajlaj në diçiturën e fotos së postuar në Instagramin e tij.
Kujtojme qe Smajlaj u demtua pikerisht ne garat e Kupes se Shqiperise te zhvilluara para dy javesh ne Shkoder. Pikerisht ne kercimin e fundit, ai gjate renies ka pesuar demtimin dhe si rrjedhoje sot i eshte dashur t’i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
Kuptohet qe koha e rikuperimit do te jete pak e gjate, megjithate Smajlaj si nje kampion i vertete ne piste, po te jete i tille edhe ne kete periudhe rehabilitimi dhe padyshim qe syte jane drejt tij duke i uruar nje rikthim sa me te shpejte.