Ekipi i Vllaznia ka nisur diten e sotme pergatitjet per gjysmen e dyte te sezonit. Pasdite, i gjithe ekipi ka qene i pranishem ne fushen sportive te Golemit dhe ka zhvilluar seancen e pare per kete vit. Te vetmit qe kane munguar kane qene portieri Kristi Qarri dhe sulmuesi Essang Matouti.

Nese per kete te fundit ka gjithnje e me pak shpresa se do te jete i gatshem shpejt per te luajtur, disi me ndryshe eshte situata me te parin. Demtimi i portierit Qarri ka rezultuar ne nje shkalle me te larte sesa pritej. Behet fjale per nje terheqje muskulare dhe si rrjedhoje ai do te mungoje edhe per disa kohe.

Shpresat ishin qe te pakten ne gjysem te janarit te ishte i gatshem per t’u rikthyer ne porte, por jo. Mjeket bejne te ditur se shanset jane qe te kthehet vetem ne fillim te shkurtit, gjithnje nese gjerat shkojne ashtu si duhet me rikuperimin e tij.

Ne keto rrethana, porten e Vllaznise edhe ne ndeshjet e ardhshme do ta mbroje, i cili edhe ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit beri nje paraqitje shume te mire dhe kjo i ka dhene me shume besim edhe stafit teknik se ai do ta beje si duhet detyren e tij./www.shkodrasport.com/