Leroi Sane ishte shumë i pafat në ndeshjen e kësaj fundjave ku Mançester Siti dhe Liverpuli diskutuan finalen e Superkupës në Angli. Sulmuesi gjerman u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 13, teksa pësoi një dëmtim në gju.

Dhimbjet pushtuan futbollistin, megjithatë nuk ishte parashikuar që dëmtimi të ishte kaq i rëndë, sa tashmë Sane rrezikon edhe ndërhyrjen kirurgjikale. Stafi mjekësor do të presë edhe përgjigjen e disa analizave, ndërsa në varësi do të vendosin nëse do të ketë nevojë për operacion.

Gjasat janë të mëdha që lojtari t’i nënshtrohet ndërhyrjes, duke rrezikuar kështu të mbetet për një pjesë të madhe të sezonit jashtë fushave të blerta. Sakaq, dëmtimi i Sane ka ndikuar edhe në merkato, teksa sulmuesi ishte objektiv i Bajernit të Mynihut, por tashmë bavarezët janë detyruar të heqin dorë.