Barcelona arriti të siguronte kualifikimin për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, falë fitores që mori në shtëpi kundër Dortmundit. Katalanasit fituan të mërkurën me rezultatin 3-1 duke blinduar vendin e parë, por në atë ndeshje humbi një nga futbollistët që e nisën ndeshjen si titullar.

Osman Dembele u dëmtua në minutat e para ndaj ish-skuadrës së tij dhe u largua duke i lënë vendin francezit tjetër, Antuan Grizman. Ky dëmtim ka bërë që Dembele të humbasë vitin megjithëse ende nuk ka kryer kontrollet mjekësore që do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit.

E sigurt është që sulmuesi i majtë do të mungojë për disa ndeshje me Barcelonën, duke përfshirë këtu edhe atë kundër Interit. Rikthimi i tij në fushë mund të bëhet vetëm në muajin janar pasi futbollisti të ketë kaluar edhe pushimet e fundvitit. /vipsport/