Marko Verrati ka pësuar një dëmtim në gju së fundmi, ndërsa duket se e ka mbyllur sezonin me PSG. Por, mesfushori ka vendosur në alarm edhe trajnerin e Italisë, Roberto Mançini i cili e kishte planifikuar lojtarin pjesë të rëndësishme të organikës për Europianin.
Aktualisht, koha e dëmtimit të Verratit varion nga 4-6 javë, ndërsa kompeticioni i rëndësishëm kërkon edhe një muaj për të nisur.
Mbetet për t’u parë nëse mesfushori do t’ia dalë të rikuperohet, ndërsa shqetësuese është edhe nëse do arrijë të jetë në formë pasi problemet në gju nuk kalojnë lehtësisht.
Sakaq, në rast se nuk ia del të riaftësohet, atëherë Verrati do të ishte vërtet i pafat pasi ai ka humbur edhe Europianin e vitit 2016 për shkak dëmtimi, ndërsa ia ka dalë të luajë në kompeticione të rëndësishme me kombëtaren vetëm në Botërorin e vitit 2014. /VipSport/