Vllaznia ka shfrytezuar kete periudhe te nderprerjes se kampionatit per “te marre energji” dhe tashme duket gati per startin e fundit te tij ku padyshim qe do te tentoje te beje sa me mire per te arritur objektivin qe ajo. Tek kuqeblute u duk se nderprerja do te sherbente per mire edhe per rikuperimin e ndonje lojtari te demtuar, por ne fakt nuk ndodhi keshtu.
Perpos mbrojtesit Smajli qe u kthye nga grumbullimi i kombetares U21 i demtuar, ne kampin kuqeblu eshte shfaqur edhe nje problem tjeter. Njeri nga portieret e Vllaznise, pikerisht Jurgen Mehidri, prej disa ditesh nuk stervitet me ekipin.
Ai ndonese luajti ne ndeshjen e fundit ndaj Kukesit, ka ndjere serish shqetesimet e meparshme dhe si rrjedhoje do te jete i detyruar te pushoje per disa dite. Mehidri ka nje terheqje muskulare ne pjesen e prapme te kofshes dhe per kete arsye, e ka humbur ndeshjen e rradhes me Erzenin.
Por per fat, rikthehet nga demtimi, por edhe nga skualifikimi portieri tjeter- Kristi Qarri i cili ne kete menyre pritet te jete ne porte mbremjen e se premtes ndaj Erzenit. Megjithate te mos harrojme se i gatshem eshte edhe 18 vjeçari Aron Jukaj i cili ka dhene prova tashme se mund te mbroje si duhet porten kuqeblu./www.shkodrasport.com/