Futbollisti shkodran Armando Vajushi nuk do luajë në ndeshjen e rradhës për ekipin e tij të Liteksit pasi ka pësuar një dëmtim dhe do jetë i pamundur për të luajtur. Ai ka pësuar një dëmtim në shpinë dhe tentativa e mjekëve të skuadrës për ta rikuperuar duket se e ka përkeqësuar gjendjen e tij. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën online shkodrasport.com vetë futbollisti që ka thënë: “Kam pasë një dëmtim në shpinë në stërvitje dhe do mungoj në ndeshjen e rradhës, atë që Liteksi do luajë të shtunën ndaj Chernomorets Burgas. Unë ndjeva dhimbje dhe megjithatë doktori i ekipit më tha se nuk kisha ndonjë dëmtim serioz.

Unë vazhdova stërvitjen por dhimbjet në fakt mu shtuan. Në kushte të tilla, kam bërë një gjilpërë por kjo duket se më bëri më dëm. Pikërisht për faj të asaj gjiplërë, jam i detyruar të qëndroj një javë pa stërvitje. Që do të thotë se për ndeshjen e rradhës, nuk do jem në gjendje të luaj”. Në këtë mënyrë, sulmuesin shkodran e ka ndjekur fati i keq duke mos qenë në gjendje të luajë në takimin e rradhës.
www.shkodrasport.com