Largimi i amerikanit Aaron Njike nuk eshte i vetmi shqetesim per trajnerin Damian Bekteshi ne prag te ndeshjes shume te rendesishme te se shtunes ndaj Apolonise, e cila mund te vendose shume gjera per te ardhmen e Vllaznise se basketbollit te meshkujve.
Kjo sepse ditet e fundit kapiteni i ekipit Redi Rakaj ka pesuar nje demtim ne kavilje dhe si rrjedhoje do te mungoje per disa kohe. Kjo gje sigurisht qe ka prishur shume planet e stafit teknik qe do t’i duhet te beje llogarite pa kete basketbollist.
Me problemet e shumta qe po e shoqerojne ekipin, mungesa edhe e Rakajt do ta veshtiresoje edhe me shume te ardhmen e Vllaznise qe rrezikon shume per renien nga Superliga kete sezon sepse kontigjenti i skuadres eshte shume i reduktuar.
Siç kemi bere te ditur Vllaznia ndodhet e pozicionuar ne vendin e fundit te renditjes me vetem 11 pike te grumbulluara pas 10 javesh kampionat, nderkohe qe kundershtari me i afert eshte Apolonia qe ka tre pike me shume te grumbulluara.
Per kete arsye, ndeshja qe do te luhet te shtunen ne ora 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne mes Vllaznise dhe Apolonise do te vendose shume gjera per skuadres shkodrane qe me keto mungesa kuptohet se rrezikon shume per renien nga Superliga./SHKODRA-SPORT.COM/