Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Famalikaos, Enea Mihaj, ka lënë fushën i dëmtuar.
Në elitën e Portugalisë, Mihaj la fushën i dëmtuar në minutën e 67-të në duelin ndaj Aroukës dhe pas testeve të bëra, ai ka pësuar një tërheqje muskulare.
Dëmtimi është i lehtë dhe mbrojtësi do të mungojë deri në fundin e muajit prill, çka nuk sjell një rrezik për ndeshjet e qershorit që Kombëtarja do të luajë.
Kujtojmë që në ndeshjen me Poloninë, Mihaj ishte titullar pas mungesës së Gjimshitit dhe Ismajlit, dhe gjithashtu paraqitja e tij ishte e mirë.
Mbrojtësi me origjinë nga Berati, por i lindur në Greqi, ka luajtur 24 ndeshje deri tani në kampionat, ku është një titullar i padiskutuar i Famalikaos.