Kur u duk se gjërat po shkonin mirë në përgatitjet e ekipit të Vllaznisë për ndeshjen e rradhës ndaj Flamurtarit, vjen një lajm jo i mirë nga infermieria e tij.
Njëri nga futbollistët kuqeblu pas stërvitjes së djeshme ka ndjerë shqetësime dhe për rrjedhojë, në seancën e sotme ka munguar.
Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese Arlind Kalaja. Ai nuk është stërvitur fare me ekipin dhe me shumë të ngjarë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e Vlorës.
Një mungesë e tillë redukton disi alternativat në dispozicion të stafit teknik megjithatë trajneri Gjoka do të gjejë lojtarët dhe mënyrën e duhur për të tentuar marrjen e pikëve në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm.
www.shkodrasport.com