Opinion nga Roland Luçi
Vendimet që ka marrë Vllaznia për dënimin financiar dhe administrativ (gjoba dhe largim nga ekipi) të disa futbollistëve të saj duke u bazuar në “rregulloren e brendshme”, është një veprim ekstrem, i dyshimtë ligjërisht dhe aspak etik për traditën e një klubi si Vllaznia që dëshpërimisht përpelitet e sforcuar te gjeje traditen dhe lavdine me aksione aspak dinjitoze te ketij lloji,duke u kthyer dhe ne objekt humori ne ambjentin sportiv dhe me gjere.
Nuk mund te justifikohet joprofesionalizmi ne drejtimin e Klubit me arsyetime te tilla me moskapje objektivash,ose shperblime per kapje objektivash.Nuk eshte rasti ketu te jepen leksione se si formulohet nje kontrate mes Klubit dhe futbollistit dhe rezervat e mia ne kete pike ja kam pase parashtruar dhe drejtuesve te Vllaznise para disa kohesh (jo ketyre te tanishmeve!), duke vene theksin te lidhja e kontratave “me rendiment”,ashtu si eshte normale ne boten sportive dhe rendimenti individual i seicilit lojtar nuk mund te matet me kapjen ose jo te objektivave kolektive,por ka kritere te tjera per kete aspekt,por ne formen qe do ta cek pak me poshte.
Futbolli duke qene nje loje kolektive qe zhvillohet ne ekip dhe ndaj kundershtareve ne fushe nuk mund ti imponosh patjeter “objektiva” ne kuptimin adminastrativ gjobvenes si ato qe parashikokan “rregulloret e brendshme”,dhe kjo per arsyen e thjeshte se per arritjen e tyre duhet te jene “dakord” dhe kundershtaret,te keshe fatin e duhur qe lot nje rol te jashtzakonshem ne futboll dhe ne kushtet shqiptare varet shume dhe nga humori i arbitrave!
Futbolli nuk eshte kercim se gjati per shembull dhe ke objektiv te kercesh 7 meter psh dhe po nuk e arrite,nuk merr rrogen,por eshte nje loje kolektive qe varet nga shume faktore (si ata qe permenda me lart) qe te jete e sukseseshme rezultativisht ose jo.
Ketu ngaterrohen me dashje,ose nga mosnjohja gjobat “e objektivave” me ato disiplinore,te cilat kane nje specifike krejt tjeter dhe te cilat po te jete se ka shkak,patjeter duhet aplikuar dhe me ashpersi bile ndaj gjithkujt qe perben stafin sportiv te ekipit!
Ne keto kushte çdo njesi matese e rendimentit dhe angazhimit te lojtareve eshte subjektive dhe perveçse varet nga ambientimi ne ekip,mbeshtetja e kolektivit,kundershtari etj etj,varet dhe nga profesionaliteti i analizuesve qe asnjehere nuk ka si te jete determinant deri ne ate shkalle sa te arrihet ne konkluzine perfundimtare.Aq me teper e them kete po te kemi parasysh se disa jave perpara (sipas shtypit) pikerisht drejtues kryesore te Klubit therrisnin nga tribuna qendrore qe “hiqe filanin se e ka shite ndeshjen”,mbas nje jave kerkojne te falur publikisht sepse “filani” delka lojtar i mire ndeshjen pasuese,dhe pastaj perseri javen tjeter jane po keta funksionare te paguar te Klubit qe marrin vendime si te shumecituarat dhe masin me kandarin e tyre rendimentin e lojtareve dhe kjo eshte jo vetem e papranueshme moralisht,por dhe e pamundur ligjerisht,pavaresisht “argumentave” per “premio evropiane” ne rast realizimi objektivash qe ne kete rast paraqiten si kunderargumente te ndalimit te rrogave te lojtareve deri ne masen e tepruar 50% te kontrates !?
I vetmi kriter profesional mates ne rendimentin e lojtareve eshte sasia e aktivizimit te tyre ne ekip,minutat e luajtura dhe asgje tjeter.Kjo sasi aktivizimi mban ne nje konstante te kenaqshme dhe autoritetin e trainerit karshi ekipit dhe lojtareve te veçante qe jane gati me sa po shohim e ndigjojme,te shesin edhe ndeshje qe “t`ja fusin” trainerit sipas skenareve te pregatitur ne prapaskenen e basteve ose klaneve qe drejtojne Klubet sportive ose jane pretendente te drejtimit te ketyre Klubeve.
Po te jete puna per gjobvenie do te ishte me e pranueshme te gjobisnin vetvehten keta q e sot dalin me masa te tilla drastke dhe te padenja per historine e Vllaznise,sepse ata menjehere padisin publikisht vehten dhe paaftesine e tyre menaxheriale.Ishin keta drejtues,drejtore apo administratore qe se bashku me trainerin vendosen per keta lojtare qe te jene pjese e Vllaznise dhe tani qe del qe githe kjo blerje te rezultoje nje skarco e madhe,e paska fajin “skarcoja” dhe jo bleresi! Lere pastaj dhe kete teorine e famshme te blerjeve e shitjeve,merkaton dhe buxhetet qe ka arritur permasa trumpirese duke u ngritur ne faktorin percaktues te arritjes se suksesit,dhe mbasi flitet dhe veprohet ne kete sens dhe del bllof,fillohet e flitet per ngjyra ekipi,tradite e famshme,peshe fanele etj etj aspekte morale te lene teresisht mbasdore deri ne momentin e deshtimit. Edhe arritja e “objektivave” lidhet kryesisht jo me vlera sportive,por me ato financiare:Pa filluar kampionati flitet per kapjen e kupave te Evropes,shperblimet perkatese dhe merkaton e majme qe e pret Klubin ne kete rast fatlum.
Kurse futbolli ne vetvehte eshte nje qyq jetim i lene pasdorei cili perveç aspektit komercial nuk bart me asnje vlere tjeter qe deri ne te kaluaren e afert ishin pikerisht keto vlera qe e ngrinin aq lart Shkodren dhe futbollin e saj. Eshte ky mentalitet lekist-materialist qe ben qe talentet qe kane lindur e lindin vazhdimisht ne truallin shkodran shifen ne radhe te pare si objekt biznesi fitimprures,se sa bartes te vlerave sportive ne sherbim te qytetit aq sportedashes,prandaj dhe mezi pritet te mbushet mosha e duhur qe Bala,Sukaj e Lika me shoke te shiten si te ishin qepe sezoni e jo si nje investim perveçse financiar edhe njerezor e moral shumevjeçar i nje qyteti te tere. Dhe gjej rast ketu qe te theksoj se Akademia e Vllaznise nxjerr ekipe kampion,ne nje kohe qe ka vend per perfeksionim per shembull ne unifikimin e varianteve qe perdoren ne situata te caktuara,ne menyre qe me kalimin te ekipi i pare lojtaret e dale nga Akademia te misherojne ate lloj futbolli qe kane automatizuar ne aplikim gjate viteve te rritjes se tyre ne ekipet zinxhir dhe eshte kopje dhe e fizionomise karakteristike te futbollit shkodran.
Duke ju kthyer dhe njehere gjobave te famshme per te cilat flitet tashme ne te gjitha zhanret e ambienteve shkodrane e shqiptare,mendoj se qellim i pashpallur ne vendosjen e tyre eshte, perveç te tjerash, mbushja e arkes se boshatisur te klubit ne kete menyre spekulative, arke e cila gjithsesi do te perdoret po spekulativisht ne merkaton e ardhshme duke kaluar ne spiralen tjeter te ketij rrethi vicioz deshtak ne te cilen sillet prej vitesh klubi shkodran.
Instancat perkatese dhe drejtuesit e futbollit ne Shkoder (per keta aktualet zor se vlen më keshille apo kritike!) duhet ta dine se nuk eshte nje “blerje”,nje “goditje ne merkato” ajo qe percakton suksesin ne futboll.Futbolli eshte nje loje kolektive dhe qe nje kolektiv te funksionoje duhen edhe disa kushte te tjera, duke filluar qe nga faza pregaditore qe Vllaznia e zhvillon ne te nxehtin pervelues te Shtojit (ku “pregaditorja” kthehet ne nje lengim sportiv,pra ne te kunderten e vet),kurse Korça per shembull ne qendrat sportive alpine te Austrise, duke theksuar se nuk eshte buxheti percaktues ne kete rast qe ben Korçen fatlume, por menyra e menaxhimit (nuk eshte vendi te zgjatem ne kete teme,por po them vetem se me pak kujdes ne zgjedhjen e ndeshjeve pregaditore ulen shpenzimet austriake deri ne nivelin shtojak). E duke e filluar sezonin ne kete forme,nuk ke cfare korr tjeter perveçse zhgenjim ne fund te tij!
Dhe per kete perseri fajtore jane drejtuesit dhe jo futbollistet (edhe traineret nuk bejne fort perjashtim) qe gjithsesi me sa shihet e kane njohur terrenin dhe vijne me aq deshire ne Shkoder, se e shohin Vllaznine vetem si nje lope qe milet kollaj.
Dhe nga kjo situate duhet dale sa me shpejt qe te jete e mundur!
Me mentalitet te ri dhe pse jo dhe me njerez te rinj ne drejtimin e saj!