Dënimi i dhënë nga UEFA, për përjashtim 7-vjeçar nga Kupat e Europës, ka bërë që klubi letonez, Vetspils të shpërbëhet.

Ventspils u përjashtua për 7 vite nga Europa, për shkak se UEFA ka zbuluar ndeshje të trukuara. Kjo solli një goditje të rëndë në klub, të cilët kanë pranuar fajin dhe tashmë kanë nisur të shpërbëhen.

Ditën e djeshme Ventspils i dërgoi një letër Federatës Letoneze, ku njoftonin tërheqjen nga kampionati vendas.

Mungesa e të ardhurave dhe sponsorëve, për shkak të dënimit, ka bërë që klubi të braktisë kampionatin, pasi nuk mund ta përballojnë dot. Kujtojmë se pak ditë më parë, pas dënimit, u largua edhe kryesia e këtij klubi.