Ka qenë pjesë e Vllaznisë deri para pak ditësh por tashmë ka vendosur ta braktisë atë dhe t’i bashkohet një ekipi tjetër. Kuptohet duke dashur qe te kete me shume minuta dhe aktivizim.

Bëhet fjalë për mesfushorin Denis Balaj i cili në ditët e fundit të merkatos së kategorisë të parë është bërë pjesë e Besëlidhjes së Lezhës.

21 vjeçari ndonëse u përzgjodh fillimisht nga trajneri Lika në fillim të sezonit për të qenë pjesë e 25-shes së Vllaznisë, në gjysmën e parë të sezonit, nuk u aktivizua për asnjë minutë dhe kjo natyrisht që e ka demoralizuar lojtarin i cili ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për të ndërprerë kontratën.

Në këto rrethana, Balaj menjëherë ka arritur akordin me ekipin e Besëlidhjes dhe do të mundohet të tregojë vlerat e tij me të. Padyshim që stafi teknik i ka premtuar më shumë minuta dhe për rrjedhojë kjo e ka kënaqur ish- futbollistin e Besëlidhjes që e ka nisur me shumë dëshirë këtë aventurë të re.
© shkodrasport.com