Problemet e shkodranëve tek Kastrioti duket se thellohen edhe më tej. Pas Borshit e Spahisë, vjen edhe largimi i tretë nga kjo skuadër. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Denis Dyca. Krutanët sot janë nisur për të zhvilluar fazën përgatitore por duket se 21 vjeçari shkodran nuk ka preferuar të niset bashkë me ekipin. Mbase mund të ketë patur edhe ndonjë problem por burime pranë tij bëjnë të ditur për “Shkodra Sport” se lojtari ka disa pakënaqësi me drejtuesit e klubit dhe për këtë arsye, me shumë të ngjarë nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Kastriotit.

Kujtojmë se Dyca ka qenë i huazuar tek kjo skuadër nga Vllaznia. Nuk është e qartë nëse mesfushori do të rikthehet sërish tek kuqeblutë, kuptohet tek ekipi “B” për momentin apo do të shohë mundësinë për të gjetur ndonjë ekip tjetër por gjithçka do të sqarohet brenda pak ditësh.

© shkodrasport.com