Mesfushori 21 vjeçar Denis Dyca e ka mbyllur aventurën e tij tek Kastrioti i Krujës pas vetëm 5 muajsh të kaluar me të. Pasi ka tërhequr dokumentacionin e duhur, ai është rikthyer sërish tek klubi Vllaznia me të cilin është nën kontratë dhe do të luajë për pjesën e mbetur të këtij sezoni me ekipin B. Këtë gjë e ka lajmëruar përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook vetë lojtari kur shkruan:

“Që nga ky moment nuk do jem më pjesë e ekipit te Kastriotit ku kontrata ishte ne forme huazimi nga Vllaznia deri ne fund te ketij sezoni. Me mirekuptimin e drejtuesve te Kastriotit, zgjidhem kontraten dhe tani do rikthehem serish pjese e ekipit Vllaznise, aktualisht tek ekipi Vllaznia B. I uroj suksese ne vijim Kastriotit”. Për rrjedhojë, mesfushori nga dita e sotme është vënë në dispozicion të trajnerit Kraja dhe pritet që të jetë në fushë ditën e dielë ndaj Korabit.
© shkodrasport.com