Mesfushori Denis Dyca do të jetë pjesë e një skuadre tjetër në sezonin e ri. Mungesa e hapësirave tek Vllaznia, ka bërë që ai të mendojë për një zgjidhje tjetër dhe në fakt e ka gjetur shpejt.

Ka qenë ekipi i Tomorit i cili ka besuar tek aftësitë e këtij lojtari dhe e ka bërë pjesë të tij. 22 vjeçari shkodran është huazuar nga klubi kuqeblu për një sezon tek beratasit.

Dyca nuk do të jetë vetëm tek Tomori sepse siç dihet pak ditë më parë me të ka firmosur edhe shkodrani tjetër, mbrojtësi Dritmir Beci.

Në këtë mënyrë gjeografia e futbollistëve shkodranë zgjerohet edhe më tepër teksa ato nuk kanë mbushur vetëm rradhët e ekipeve të Veriut, por kanë shkuar edhe më tej.
© shkodrasport.com