Mosgjetja e hapësira tek Vllaznia dhe dëshira për të provuar veten diku tjetër, e ka detyruar futbollistin 19 vjeçar Denis Miloti që ta kërkojë fatin e tij tek ekipi i Laçit. Shtatlarti ka nisur provën prej 1 jave me skuadrën kurbinase dhe duket se ka marrë përgjigje pozitive nga drejtuesit e klubit laçian. Mosha e tij e re të krijon idenë e një futbollisti me të ardhme. Miloti nuk u preferua nga skuadra e parë e Vllaznisë.

Ai nuk u grumbullua për fazën përgatitore të Ulqinit. Në kushte të tilla, 19-vjeçari po kërkon një tjetër mundësi për veten. Laçi është ekipi perfekt në këtë drejtim, pasi i jep krahë të rinjve. Situata e tij me Vllazninë është e paqartë, pasi nuk dihet nëse ka marrë letrat, apo është ende nën pronësoinë e shkodranëve por kjo gjë do të mësohet në ditët e ardhshme.
© shkodrasport.com