Në ndeshjen ndaj Kukësit, ka qenë për 90 minuta në ushë dhe është munduar të bëjë më të mirën e tij ndonëse e ka patur shumë të vështirë të ndalë brazilianin Kale që ka luajtur në krahun e tij. E kemi fjalën për mbrojtësin e Vllaznisë Denis Pjeshka. Ai ka qenë në dyshim për të luajtur në fakt si pasojë e dëmtimit që ka patur prej dy muajsh megjithatë mund të themi se ka sakrifikuar jo pak.
Natyrisht që nuk e ka bërë si duhet detyrën e tij në këtë takim por jo vetëm ai. Ka patur futbollistë të tjerë që kanë luajtur madje edhe më dobët.
Ky gjithsesi nuk është justifikim. Nga ana tjetër, specialistë të ndryshëm mendojnë se Pjeshka që u ambjentua mjaft mirë gjatë sezonit të kaluar apo dhe në ndeshjet e këtij sezoni si mbrojtës qendre, tashmë e ka të vështirë të mësohet në krahun e djathtë.
Gjithsesi, e sigurtë është se në ndeshjet e ardhshme performanca e tij me siguri që ka për të ardhur duke u rritur sepse të gjitha të dhënat i ka për këtë gjë.
© shkodrasport.com