Flamurtari vijon të rënditet në vendin e fundit në klasifikim. Vlonjatët nuk kanë arritur të marrin ende fitoren e parë në kampionat për këtë sezon dhe kërkojnë surprizën ndaj Laçit.

Një ndeshje speciale për shkodranin Denis Pjesa. Mbrojtësi sezonin e kaluar ishte pjesë e Laçit dhe në një prononcim për “RTSH Sport”, është shprehur se tani Flamurtari kërkon pikë pasi loja ka ardhur në rritje.

“Loja ka qene me e mire e në rritje kohët e fundit. Nuk kemi marrë pikë dhe tani piket na duhen, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë pikë këto 5 ndeshje”.

Laçi? “Kam kaluar pak kohë te Laçi dhe kam kujtime të mira, por kjo i përket të shkuarës. Tani jam pjesë e Flamurtarit dhe do të jap maksimumin ketu”./newsport/