Mbrojtësi i Vllaznisë Denis Pjeshka me shumë të ngjarë do të humbasë edhe ndeshjen e rradhës, atë me Laçin që do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 13.00. Arsyeja është se ai nuk është rikuperuar ende ngadëmtimi që pësoi në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në Durrës ndaj Teutës. Nëse ndodh vërtetë kështu, atëherë Pjeshka humbet ndeshjen e katërt rradhazi që nuk luan për kuqeblutë sepse nuk ka qenë në fushë as ndaj Lushnjës, as ndaj Luftëtarit dhe së fundi edhe ndaj Tiranës.
Mungesa e këtij lojtari ka bërë që reparti i mbrojtjetë ketë probleme sepse edhe Gocaj ka ndjerë shqetësime por është detyruar të luajë ngaqë trajneri Gjoka nuk ka alternativa për këtë repart. Pjeshka ka pësuar një ndrydhje të këmbës në pjesën e poshtme të saj dhe për disa ditë e ka patur të ngrirë në allçi megjithatë stafi mjekësor po bën çmos që të rikuperojë sa më parë dhe nëse nuk luan ndaj Laçit, shpresa është që të paktën të jetë gati për takimin e javës tjetër në Vlorë me Flamurtarin.
© shkodrasport.com