Pavarësisht se në asnjë moment nuk është shfaqur publikisht, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka shprehur se do të jetë sërish afër Vllaznisë, me mbështetjen e tij financiare edhe në këto takimet të fundit të këtij sezoni.
Nga burime pranë klubit bëhet me dije se deputeti i Shkodrës ka vendosur një tjetër premio, e cila është dyfish më e lartë se në takimet e shkuara.
Mësohet se Doshi ka akorduar 10 milionë lekë premio për fitoren e Vllaznisë në takimin e së shtunës ndaj Luftëtarit.
Nga sa mësohet, Doshi ka kohë që po mbështet financiarisht lojtarët në këtë periudhë.
Por, në kushte të tilla mbështetja e tij është edhe më e madhe. Në këto pozita as vetë lojtarët nuk do të dëshirojnë një premio prej 10 milionë lekësh të vjetra sesa një mbështetje të gjithanshme./panoramasport