Merkatoja e verës duket të jetë e nxehtë në Mançester me dy ekipet e qytetit, Siti dhe Junajtid që kanë objektiva të mëdha përsa i përket transferimeve. Këtë herë duket se dy klubet kanë qenë në një mendje, teksa kanë shfaqur interes kundrejt mesfushorit anglez Kalvin Filips.
Anglezi ra në sy me performancën e tij në Europian, ku Lids nuk e la të largohej në verën e shkuar edhe pse ndaj tij pati disa oferta të rëndësishme.
Gjërat duket të kenë ndryshuar tashmë me 26-vjeccarin që ja ka bërë të qartë klubit dëshirën për t’u larguar pas sezonit zhgënjyes të skuadrës që aktualisht po lufton për mbijetesë.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro, ku nëse kërkesa plotësohet nga ana e klubeve nga Mançester mbetet me pas në dorën e lojtarit të zgjedhë se cilën anë të qytetit do të shkojë.