Te dielen do te luhet ndeshja e shumepritur, “derbi” Tirana- Partizani. Nje ndeshje qe pritet me interes nga te dy kampet dhe tifozerite e tyre te cilet prej ditesh kane filluar ta nxehin atmosferen e saj.
Protagoniste te ketij takimi pritet te jene edhe futbollistet shkodrane. Tek Tirana siç dihet luan mesfushori Edon Hasani i cili vjen nga nje sezon i shkelqyer ku u shpall edhe golashenuesi me i mire i ekipit, ndonese nuk luan ne sulm. Ai i ka shenuar me pare Partizanit dhe do te tentoje ta beje kete gje edhe kete here.
Po ashtu, ne kampin tjeter pritet te luaje mesfushori- sulmues Erald Çinari i cili edhe ai ka qene protagonist me lojen dhe golat e tij ne ndeshjet e meparshme dhe do te tentoje gol edhe te dielen.
Tek te kuqte luan edhe mbrojtesi Esin Hakaj dhe kuptohet qe nese trajneri Lerda do t’i besoje nje vend ne formacion, ai premton te beje me te miren per skuadren e tij.
Hasani, Çinari apo dhe Hakaj do te mundohen te lene gjurmet e tyre ne derbin Tirana- Partizani te kesaj jave. Ashtu siç kane bere futbollistet shkodrane edhe ne perballjet e meparshme te ketyre dy ekipeve.
www.shkodrasport.com