Derbi i sotëm në Premier Ligë Junajtid-Siti mund të jetë një nga më të barabartët në shumë vite. “Djajtë” kanë fituar 8 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet dhe mund të barazojnë serinë më të gjatë të fitoreve që kur Sër Aleks Ferguson u tërhoq në vitin 2013. “Qytetarët” të cilët renditen të dytët dhe +4 nga rivalët, do të tentojnë t’i bëjnë presion Arsenalit.
STATISTIKAT – Fitorja 6- 3 e Mançester Sitit kundër Junajtidit në tetor vendosi rekordin e derbit me më shumë gola. Junajtid i ka humbur tri përballjet e fundit me Sitin në kampionat.
Një e katërt radhazi do të barazonte rekordin e klubit në Premier Ligë për humbjet ndaj të njëjtit kundërshtar, vendosur kundër Liverpulit në 2002-shin dhe Sitit në 2014-ën. Siti ka fituar 9 nga 14 vizitat e fundit në “Old Trafford” në të gjitha kompeticionet, ndërsa më parë kishin vetëm 1 sukses në 32 tentativa.
Por Junajtid mund të bëjë katër ndeshje radhazi në shtëpi pa shënuar kundër Sitit vetëm për herë të dytë në histori dhe për herë të parë prej vitit 1914.
MAN. JUNAJTID – Një fitore e nëntë radhazi në të gjitha kompeticionet do të barazonte serinë më të gjatë të fitoreve që prej kohës kur trajner ishte Sër Aleks Fergusoni.
“Djajtë” janë e vetmja skuadër që i ka fituar të gjitha ndeshjet e Premier Ligës në të cilat kanë kryesuar këtë sezon, 11 herë.
Ata mund të fitojnë pesë ndeshje radhazi në kampionat për herë të parë prej prillit 2021 dhe kjo seri përfshin fitoren 2-0 ndaj Sitit. Junajtid ka humbur 4 ndeshje radhazi në kampionat kundër kampionëve në fuqi me një golavarazhi 16-6.
Ata nuk kanë vuajtur kurrë 5 humbje radhazi ndaj kampionëve në fuqi. Markus Rashford ka shënuar në të gjashta ndeshjet kundër Junajtidit që pas Botërorit.
Por ai nuk e gjen rrugën e golin në asnjë prej 5 ndeshjeve të fundit kundër Sitit, duke goditur vetëm 1 herë në kuadrat.
MAN. SITI – “Qytetarët” vijnë pas tri fitoresh radhazi në transfertë në Premier Ligë. Por ata duhet të zhbllokojnë lojtarin më kyç të skuadrës së tyre, Kevin de Bryjnen.
Fantazisti belg nuk shënon apo asiston në asnjë prej pesë ndeshjeve të tij të fundit në Premier Ligë, seria më e gjatë që prej 10 ndeshjeve dhjetor 2018-mars 2019.