Partizani dhe Dinamo kanë barazuar në derbi, sfidë e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 2-2.
Ishin pikërisht dinamovitët ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Itodo Mandelës. Ky i fundit lëshoi një ‘predhë’ drejt portës së Partizanit, me topin që shkoi në fundin e rrjetës. Në minutën e 33-të, Partizani gjeti barazimin me Bintsoukan.
Në fundin e pjesës së dytë u vendos dhe rezultati përfundimtar.
Si fillim ishte Rrapaj në minutën e 91’ i cili përmbysi ndeshjen. Por në sekondat e fundit të sfidës, Lorenco Vila shënoi përsëri për Dinamon, duke i dhënë Ilir Dajës dhe ekipit 1 pikë të artë.
Partizani 2 – 2 Dinamo (Bintsouka 31′, Rrapaj 91′ / Mandela 5′, Vila 95′)