Dinamo ka vazhduar stërvitjen me ritëm të lartë edhe dje.

Nevil Dede është shfaqur tejet kërkues, pasi pret që lojtarët të marrin maksimumin nga ditët pogradecare.

E shtuna e ka axhendën të përcaktuar, pasi do të luhet miqësorja e pestë.

Kjo dallon nga të tjerat, sepse kundërshtar është Partizani.

Prej orës 17:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” do të startojë derbi i kryeqytetit. Ndeshja do të transmetohet edhe në kanalin zyrtar të “demave”.