Derbi mes Romës dhe Lacios nis në orën 18:00, por tifozët e dy skuadrave janë përpjekur që të “fillojnë” përpara kohe teksa në orët e para të mëngjesit janë konfrontuar në rrethinat e stadiumit “Olimpico”.
Mediat italiane kanë bërë me dije se është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës, për të evituar që dy grupet me rreth 200 persona të konfrontoheshin.
Siç dihet derbi në fjalë është një nga më të ndjeshmit në Itali dhe për këtë motiv Serie A italiane prej vitesh nuk e organizon më në orët e mbrëmjes.