Bashkë me fundjavën do të vijë në ekranin e televizorit edhe “Abissnet Superiore”. “RTSH” do të transmetojë pa pagesë derbin e veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit. Këto dy skuadra masin forcat me njëra-tjetrën ditën e dielë në orën 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Së bashku me Partizani-Laçi, kjo është sfida më e rëndësishme e javës së dytë të elitës së futbollit shqiptar. Ndërkohë “RTSH”-ja ka bërë me dije se çdo javë do të transmetojë falas për të gjithë shikuesit një nga ndeshjet e “Abissnet Superiore”-s si dhe një nga “Kategoria e Parë”.

Ndeshja qe do te luhet ne “Loro Boriçi” padyshim qe pritet me shume interes ne te dy kampet qe ne fakt nuk e kane nisur ashtu si duhet kampionatin e ri. Shkodranet e kane humbur sfiden e pare ne transferte ndaj Erzenit, ndersa kukesianet kane barazuar ne fushen e tyre ndaj kampioneve te Tiranes.

Si rrjedhoje te dy keto ekipe do te kerkojne fitoren e pare per kete kampionat. Se kush do e arrije, kjo mbetet per t’u pare pikerisht nga ajo se çfare do te prodhoje loja e tyre ne fushen e lojes.