Laçi-Vllaznia, një sfidë interesante dhe delikate do të luhet nesër në fushën e kurbinasve.
Trajnerët Gentian Mezani dhe Ernest Gjoka sot i kanë dhënë fund përgatitjeve me ekipit e tyre dhe po mendojnë për lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë takimin.
Në të dyja kampet ka futbollistë që kanë luajtur me të dyja ekipet dhe numri i tyre është i barabartë.
Me Laçin aktivizohen Ndriçim Shtubina dhe Ansi Nika, me të parin që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit sezonin e shkuar.
Gjithashtu edhe Aburrahman Fangaj dhe Silvio Zogaj kanë qenë pjesë e akademisë kuqeblu.
Te Vllaznia Erjon Vucaj është futbollisti që me Laçin ka spikatur, duke qenë kapiten skuadre dhe fituar Kupën e Shqipërisë, të parën në histori.
Gjithashtu edhe Gocaj, Marku e Tafili në të shkuarën kanë mbajtur veshur fanellën bardhezi. /EDS/