Deri numër 174 mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin 0-0.

Një ndeshje që pritej të ishte me më shumë raste dhe emocione, por “Demat” dhe bardheblutë dukej të mos ishin në ditën e tyre më të mirë. Rastet kishte në të dyja krahët, edhe pse me “pikatore”. Megjithatë, asnjë prej ekipeve nuk shënoi dot.

Me këtë barazim Partizani shkon në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa bardheblutë me 6 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje, mbeten në vendin e 7-të në tabelën e renditjes.

Partizani 0 – 0 Tirana

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Qirko, Mehmeti, Zeka, Cara, Preka, Bintsouka, Buxhelaj, Taipi, Sembene, Hadroj, Rrapaj. Trajner: Aleksander Veselinovic.

Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler Pino, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismajli, Ermal Meta, Kola, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.