Sot do të ngrejë siparin java e 11 e Serisë A italiane me takimin mes Napolit dhe Empolit në orën 20:30 në stadiumin “San Paolo”. E veçanta e këtij takimi, lidhet me shqiptarët që bëjnë pjesë te të dyja skuadrat dhe sot do të ketë një derbi special mes mbrojtësve.

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë ne Napoli, duke qenë se e ka humbur vendin ndaj Malkuit në krahun e djathtë dhe mediat italiane raportojnë se është në balotazh me Marko Ruin për krahun e majtë.

Megjithatë, pritet që të jetë pikërisht mbrojtësi shkodran ai që do të luajë si titullar edhe pse në takimin e fundit u zëvendësua.

Nga ana tjetër, Federik Veseli e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në grumbullim me Kombëtaren dhe sot është grumbulluar për ndeshjen ndaj Napolit. Duke parë problemet në mbrojtje në takimin e fundit ndaj Izraelit, rikthimi i Veselit mund të konsiderohet një lajm i mirë për Panuçin në prag të sfidave ndaj Skocisë dhe Uellsit. /vipSport/