Një nga të ftuarit në emisionin Star Sport mbrëmë ishte edhe një nga figurat e arbitrimit shqiptar, Astrit Dervishi. Ai u shpreh për Vllazninë, por edhe sistemin VAR që po aplikohet këtë sezon në Shqipëri.
Dervishi tha: “Një ditë humbja do vinte në kampionat dhe nuk duhet bërë dramë. Vllaznia duhet të gjejë veten dhe të reagojë shpejt. Madje që në takimin e rradhës. Në ndeshjen kundër Kukësi nuk pashë atë çfarë jemi mësuar të shohim nga loja e trajnerit Brdariç.
Madje disa futbollistë po tregojnë shenja mendjemadhësie, gjë që dëmton shumë ekipin. Në ndeshjen e rradhës kundër Tiranes fitorja kthehet në detyrim.
Sistemi VAR ? Të ishte për mua nuk do futej kurrë në futboll. Bota ende diskuton episode të ndryshme nga historia e futbollit edhe sot. Loja ndalohet shumë e disi humbet emocioni.
Në kampionatin tonë po adoptohet dalëngadalë, por dua të them që nga ajo çfarë unë kam parë ky sistem i ka ndihmuar arbitrat për të marrë vendime të sakta deri më tani”.
Endri ÇINARI