Ish- drejtori sportiv i Partizanit Dritan Dervishi ne nje interviste per “Panorama Sport” sot ka kritikuar menyren e funksionimit te klubeve shqiptare. Sipas tij, ne shume prej tyre gabohet nga menyra si punohet dhe po ashtu edhe me perzgjedhjen e njerezve qe drejtojne.
“Futbolli shqiptar është lart me Kombëtaren. Aty shihet një organizim shumë i mirë i nga FSHF-ja, punohet me plan pune dhe me vizion. Ndërsa në kampionatet shqiptare, sidomos në Superiore, akoma nuk e kanë kuptuar se në çfarë drejtimi duan të shkojnë.
Kur lexoj që në mëngjes janë drejtorë sportivë, pasdite agjentë lojtarësh dhe në darkë përfundojnë trajnerë ekipi, kaq më mjafton të kuptoj se çfarë organizimi kanë klubet tona. Janë shumë pak ato klube që programojnë dhe po organizohen për sfidat që futbolli modern kërkon”- eshte shprehur fillimisht Dervishi.
Ai aktualisht kryen detyren e shefit te skautëve të Hellas Veronës ne Itali, por e ndjek rregullisht edhe futbollin shqiptar. I pyetur se cila do te jete skuadra surprize ne kampionatin qe fillon pas pak ditesh, ai eshte shprehur:
“Surpriza do të jetë Elbasani. Aty po punohet me program dhe mbrapa kanë një qytet që është gati t’i ndjekë në çdo cep të Shqipërisë për t’i ndihmuar drejt objektivave”./www.shkodrasport.com/