Vllaznia do të luajë nesër ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, pasi do të vendoset nëse shkodranët do të bien nga Kategoria apo do të vazhdojnë të qëndrojnë mes më të mirave.
Para se ekipi shkodran të nisej për në Korçë ku do të luajë ndaj Skënderbeut, ndihmës trajneri Altin Xhahysa është shprehur për “RTSH Sport” se te Vllaznia ka shpresa për mbijetesë dhe kërkon që të ketë lojë të drejtë në ndeshjet e tjera.
“Shpresa nuk vdes kurrë dhe tani është një shpresë më tepër. Shpresoj të bëjmë më të mirën në Korçë dhe skuadrat tjera të bëjnë Fair Playn që duhet për kampionatin dhe të mbyllet me sukses si për Vllazninë ashtu edhe për sportdashësit shkodran”, u shpreh Xhahysa./vipsport/