Cristiano Ronaldo triumfoi ditën e djeshme në Paris për të pestën herë pasi mori trofeun më të rëndësishëm individual. Ylli portugez mposhti dy kandidatët e tjerë, Lionel Messi-n dhe Neymar për “Topin e artë”. Sulmuesi i Real Madrid u shpreh i lumtur për këtë çmim të rëndësishëm ndërsa theksoi se dëshiron të fitoje edhe dy të tjerë. Kur u pyet se çfarë do për Krishtlindje, 32-vjeçari tha me shaka: “ Një tjetër fëmijë… nuk është shaka, unë dua shtatë topa të artë dhe shtatë fëmijë”- tha Ronaldo.

Edhe më parë ish-lojtari i Manchester United ka bërë një deklaratë të tillë. Muajin e kaluar me 12 nëntor erdhi në jetë vajza e tij, Alana Martina që ka me partneren e tij bukuroshe, Georgina Rodriguez. Ronaldo ka katër fëmijë, dy djem, Cristiano Junior dhe Mateo, binjaku i Evës dhe vajezën tjetër, Alana Martina.