Numri i sportisteve shkodrane qe po merren me sport ne vende te ndryshme te Botes, rritet çdo dite e me shume. Kohet e fundit atyre u eshte shtuar edhe nje 16 vjeçar nga Shkodra, pikerisht Jon Taflaj i cili ka vendosur qe ta vazhdoje karrieren e tij sportive ne Itali.
Taflaj i vogel (Celis eshte i madhi dhe qe luan me Reale Mutua Torino ne Serie A2 ne Itali), ka lene Vllaznine dhe ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit Moncalieri Torino.
Jon sapo ka mbushur 16 vjeç dhe sigurisht qe ka vendosur te zgjedhe edhe ai basketbollin sepse “nuk kishte” rruge tjeter. Me kete sport eshte marre ne rini edhe babai i tij- Iliri, madje edhe gjithe keto vitet e fundit si anetar i kryesise se Federates Shqiptare te Basketbollit por edhe si drejtues i ekipit te Ulqinit.
Po ashtu, edhe i vellai i madh- Celis, po ben emer me kete sport. 24 vjeçari qe eshte edhe pjese e kombetares italiane, po luan me sukses prej vitesh ne Itali teksa eshte shnderruar ne protagonist te ekipeve te tij.
Tashme kete rruge deshiron te vazhdoje edhe Jon Taflaj. Mundesite i jane dhene dhe ekipi i Torinos e ka mirepritur ne rradhet e tij. Kuptohet qe basketbollisti i ri shkodran e ka vete ne dore tani e tutje te çaje perpara dhe me siguri qe do ta beje kete gje sepse dhuntite i ka, e po ashtu edhe vullnetin per te bere karriere.
Gjergj KOLA