Cristiano Ronaldo po regjistron rekordin më të keq në La Liga që nga dita kur është bërë pjesë e Real Madrid. Portugezi është renditur i 47-i në tabelën e golashënuesve të kampionatit, me vetëm 2 gola. Në 14 javët e para të sezonit të kaluar, CR7 ishte golashënuesi më i mirë me 10 gola, pasuar nga lojtarët e Barcelona; Leo Messi dhe Luis Suárez si dhe sulmuesi i Celta Vigo, Iago Aspas, i cili kishte 9 gola. Kapiteni i ekipit portugez arriti të gjejë një gol kundër Getafe (1-2) në Coliseum dhe kundër Malaga (3-2) në Bernabéu. Në sezonin 2016/2017, Cristiano shënoi në goleadat kundër Osasunas (5-2) dhe Betis (1-6), bëri dy hat-trick, kundër Alavës (1-4) dhe në ndeshjen kundër Atlético Madrid (0-6). (0- 3 në derbin e fundit të La Liga në Vicente Calderón). Përveç kësaj, portugezi nënshkroi një dopietë në shtëpi kundër Sporting de Gijón (2-1). Në javën e 14-të, kundër Barçës së Luis Enrique, ai nuk ka shënuar.
Ndikimi i “thatësirës” së Cristianos ka ndikuar direkt në klasifikimin e skuadrës së Real Madrid. Në sezonin aktual, golat e portugezit u transformuan në 6 pikë vitale për ekipin e Zinedine Zidane. Ndaj Getafe, goli i tij në minutën e 85-të ndihmoi për të fituar ndeshjen pas një loje të komplikuar. Kundër Malagas, Ronaldo nënshkroi golin në fitoren 3-2.
Vitin e kaluar, çdo herë që Cristiano shënoi në 14 ndeshjet e para, Real Madrid fitoi. Duke kujtuar veçanërisht performancën e tij në Calderón, ku ai “dogji” ekipin e Simeone. Roli kryesor i sulmuesit u reflektua në javët 5,6 dhe 7 (kundër Villarreal, Las Palmas dhe Eibar). Portugezi nuk e shihte portën dhe ekipi i Zidane regjistroi tre barazime të njëpasnjëshme.