Opinion nga Apollon HAXHI*
Si sporti më popullor në planet, futbolli krahas spektalit që dhuron dhe audiencën që krijon, ka dhe problematikën e tij në lidhje me organizimin apo anën strukturore. Klubet e futbollit janë të organizuara me ligj në mënyrë të tillë që të jenë efiçentë dhe të kenë një mirëfunksionim në veprimtaritë kombëtare apo ndërkombëtare.
Ne baze te ligjit per sportin ato organizohen ne tre forma dhe konkretisht ne shoqata jofitimprurese, shoqeri tregatare apo shoqeri anonime (aksionere).
Meqenese duke qene jo rentabel ne kuptimin ekonomik, klubet e futbollit ne periudhen plurialiste kane qene nje barre financiare per pushtetin vendor.Ne kete kuptim per vite me radhe per te reduktuar humbjen financiare shpesh bashkite apo edhe komunat duke I dhene forme ligjore ketyre klubeve si shoqata jofitim prurese,jane munduar qe te delegojne administrimin e tyre ne drejtim te nje donatori apo presidenti personave privat,keshtu qe barra financiare reduktohej ndjeshem.Duhet pranuar se kjo mynyre administrimi nuk eshte se ka qene perfekte por ka qene nje zgjidhje momentale ndonese e detyruar.Me kalimin e kohes dhe me krijimin e kapitaleve dhe kapitalisteve shqiptare nga ana e qeverisjes qendrore nepermjet rinovimit te ligjit apo dhe VKM e udhezimeve te ministrive perkatese,ju hap rruga privatizimit te tyre nepermjet krijimit te shoqerive aksionere qe ne fakt eshte nje nder format e organizimit te klubeve qe e parashikon vete ligji.Emergjenca per privatizimin e tyre ishte kaq e madhe sa qe u vune edhe afate ligjore dhe FSHF per t’i dhene klubeve status ligjor pra ne perputhje me ligjin ju imponua deri ne skualifikim nga veprimtarite e
organizuara nga ajo. Me fillimin e krizes financiare qe dihet qe eshte krize likuiditetesh,te gjendur ne pozita te veshtira nje pjese e donatoreve president ndonese kishin
hedhur miliona leke u terhoqen nga administrimi.Ne keto kushte disa Bashki si Shkodra apo edhe Tirana te gjendur perpara presionit u detyruan te bejne zgjidhje te paarsyetuar mire duke I kthyer klubet e qyteteve te tyre ne Shoqeri aksionere me kapitali 100% shtet.Keshtu sezoni futbollistik 2011-2012 nisi dhe mbaroi me tre klube me kete model dhe konkretisht Vllaznia,Tirana dhe Flamurtari. Fatkeqesisht ketu fillon dhe paradoksi pasi nga ideja e ligjvenesit per privatizimin e klubeve u kalua ne shtetizimin e tyre pasi u larguan donatoret administrues privat dhe u kalua ne administrim nga qeverisja vendore,keshtu qe nga nje barre e vogel u kalua ne nje barre tashme shume te madhe financiare per keto organe perfaqesuese te publikut.Nga ana tjeter krahas shpenzimeve financiare klubet u demtuan edhe ne aspektin sportive si ne rastin e Vllaznise ne sezonin e kaluar apo rasti I te tre klubeve sh a shtet ne sezonin e tanishem.Duke qene nje forme e re organizimi e panjohur nga
administratoret e rinj u bene gabime pas gabimesh duke I rritur vleren artificialisht shoqerive dhe ne kete kohe krize duke I hequr teresisht interesin biznesit per blerjen e ketyre aksioneve.Per me teper nepermjet financimit te tyre me shtesa kapitali apo edhe procedurat tejet burokratike te ligjit per nxjerrjen e ketyre aksioneve ne treg,keto Bashki nuk arriten asnjehere te pakten te provonin ate cfare kishte parashikuar ligjvenesi privatizimin.Nga ana tjeter niveli I abuzimeve apo shperdorimeve u rrit ndjeshem dhe ndonese si ne rastin e Shkodres ku korrektesia ne pagesa ishte per t’u marre shembull,niveli sportive vijoj duke rene.Buxheti stratosferik I Bashkise se Vlores dhe krijimi I ekipit te Flamurtarit me lojtare teper cilesor nuk reflektoi fare ne rritje te rezutateve sportive por ne te kunderten.Moskorrektesia si rezultat I veshtersive dhe pengesave ligjore per pagesat financiare te sportisteve nga ana e Bashkise se kryeqytetit reflektoi dukshem si ne harmonine e grupit ashtu edhe ne paqendrueshmerine e ekipit ne aspektin sportiv.
Tashme nisur nga shembulli I ketij sezoni duhet pranuar se modeli I kthimit te klubeve te futbollit ne shoqeri aksionere me kapital teresisht shtet eshte I deshtuar.Ekipet si Skenderbeu I Korces,Teuta e Durresit apo F K Laci e F K Ballshi jane ne treguese I e persise se formules se vjeter klubi ne formen e shoqates me donator privat, apo edhe shoqeri aksionere me paketen kontrolluese te ne favor te privatit. Te gjendur ne kete situate Bashkia Shkoder qe duhet pershendetur ne krahasim me bashkite analoge, ka marre nje nisme konkrete per kthimin e klubit Vllaznia ne administrim privat.Ndonese veshteresite ligjore te te kthimit te sh a ne
administrim privat pa transferim kapitalesh (pra pa shitje aksionesh) jane evidente po kerkohen te gjitha rruget dhe mynyrat per te bere kete kalim.Nga ana tjeter mendoj se ky kalim tranzitor nuk e zgjidh situaten e krijuar ne kuptimin e perfundimtar. Per kete aresye duhen te kerkohen rruge te reja qe klubi te hyje ne eficence nepermjet qarkullimit te kapitalit privat duke ulur vleren monetare te Shoqerive dhe ndryshimeve ligjore per shitjen e aksioneve me procedura sa me te shpejta.Ndoshta duhet nje forme ligjore specifike per organizimin dhe veprimin e shoqerive aksionere sportive,ne dallim nga shoqerite tregtare qe operojne ne tregun e kapitaleve.Nje forme tjeter mendoj se eshte ajo qe ti njihen kontributet financiare donatoreve qe kane administruar ne te kaluaren klubet duke I joshur dhe kthyer ata ne aksionere dhe ne kete mynyre te kene interes ne blerjen e aksioneve te tjera per zoterimin e paketes kontrolluese ne shoqeri.Kjo forme kerkon patjeter rregullimet e duhura ligjore te procedurave te shitjes dhe njekohsisht dashamirsine e Bashkive pasi pamvarsisht mungeses se bilanceve financiare te klubeve ne kohen e tyre,,ekziston mundesia e dhurimit apo edhe e shitjes simbolike te sasise se aksioneve te perkthyera nga kontributet e tyre ne vite.Ne fund te fundit jane vete Bashkite ato qe pas privatizimit te aksioneve, lirohen njehere e mire nga barra e administrimit dhe rimbursimit te humbjeve.Gjithashtu ekziston edhe nje rruge tjeter me e lehte rikthimi I klubeve ne shoqata qe administrohen nga donatoret,por qe per mendimin tim nuk I sherben te ardhmes por vetem momentit.Ne fund te fundit eksperienca boterore ne organizimin e klubeve te futbollit ne veprimtari dhe strukture si psh modeli gjerman I rentabilitetit te klubeve eshte nje mundesi qe mund te adoptohet duke ja pershtatur realitetit shqiptar. Perfundimisht mendoj se kalimi I ketyre shoqerive ne administrimin e privatit eshte i domosdoshem, pavaresisht kostos qe krijon. Funksionimi I klubeve si shoqeri tregtare ne nje treg me qarkullim kapitalesh,krijon mundesine e vleresimit real te tij,fuqizimit financiar dhe per pasoje rritjes se performances sportive drejt rentabilitetit financiar
*Ish- jurist i klubit Vllaznia