Pas dështimit të marrëveshjes me Fiorentinën për kartonin e Dushan Vlahovic, Juventusi është në kërkim të alternativave për sulmin në tregun europian.

Momentalisht, opsioni i preferuar dhe më i mundshëm do të ishte Mauro Icardi, i cili nuk ka vend te PSG dhe gjithashtu dëshiron të kthehet në Itali prej kohësh.

Për të përfunduar nënshkrimin e sulmuesit pa paguar një shumë të madhe, “Zonja e Vjetër” synon të përfshijë në të njëjtin operacion edhe Arthur, një mesfushor që nuk ka vend në skuadrën e Allegrit dhe që prej javësh kërkon një destinacion të ri.

Të dy klubet tashmë janë në bisedime dhe të dyja janë të interesuara për të hequr qafe dy lojtarët.

Klani brazilian PSG po shtyn të shtojë Arthur, gjë që do të lehtësonte marrëveshjen dhe gjithashtu do të përmbushte dëshirën e Icardit për t’u bashkuar me Juventusin, diçka që ka qenë në preferencat e tij prej disa vitesh.