PSG nuk ia doli as në këtë edicion të bënte të vetën Ligën e Kampioneve, një turne te i cili kishte përqendruar të gjithë forcat duke anashkaluar shpesh kampionatin. Pas eliminimit të Barcelonës e Bajern Mynih në mënyrë spektakolare, dukej sikur ky ishte vitit duhur për skuadrën e drejtuar nga Mauricio Poçetino.
Por Mançester Siti i Guardiolës ishte një kockë e fortë e kështu PSG largohet nga turneu pas pjesëmarrjes në gjysmëfinale në këtë edicion. Një dështim sipas klubit dhe që do të ketë pasoja me spastrime në skuadër.
Gjatë verës pritet që të ketë largime të bujshme nga ekipi, duke filluar nga Mauro Ikardi i cili shkëlqeu vetëm në muajt e parë me parisienët, por pastaj u kthye në zgjedhje dytësorë e lojtar stoli, pasi nuk aktivizohej rregullisht. Por vëmendja më shumë është te dyshja Mbape-Nejmar. Për të parin, PSG është gati të refuzojë çdo lloj kërkese dhe të rezistojë për ta mbajtur pjesë të tijën e për të rinovuar me një kontratë si pakkush tjetër.
Sa i përket brazilianit, qëndrimi i tij mund të mos jetë aq i sigurt. Sipas “AS”, Barcelona është e bindur se mund të sigurojë në këtë verë firmën e lojtarit që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur përsëri përkrah Mesit. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Al Khelaifi do të jetë i kënaqur me një pagesë prej 100 milionë eurosh që ka planifikuar Joan Laporta për kartonin e lojtarit, duke llogaritur se pagoi 222 milonë euro kur e mori nga Barcelona, /vipsport/