Argjentina është eliminuar nga Botëori i Rusisë pas humbjes me rezultatin 3-4 nga Franca. Një humbje e cila vë përpara përgjegjsive trajnerin Sampaoli, që nuk ka arritur të bind asnjëherë në fazën e grupeve.

Megjithatë vetë tekniku nuk e sheh të arsyeshme dhënien e dorëheqjes, duke e konsideruar veten pjesë të projektit së ardhshëm, ndërsa thotë se nuk mundet të marrë vendimin e tij në një momentë të tillë.

“Unë jam i bindur se Argjentina ka futbollist shumë të mirë dhe ne duhet ta forcojmë akoma më tepër atë që të jemi të parët.

Është shumë e dhimbshme që të eliminohesh nga Kupa e Botës, por nuk mund të vlerësoj tani marrjen e një vendimi”, ka thënë Sampaoli në përfundimin e takimit.